TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2026, 09:23

Tragjedia në Itali, zbardhen identitetet e famijes shqiptare që humbën jetën nga rrjedhja e gazit

Shkruar nga Pamfleti

Alarmin e dha pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili pasi nuk mori asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, njoftoi karabinierët.

Tragjedia në Itali, zbardhen identitetet e famijes shqiptare që
Tragjedia në famijen shqiptare në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Lucca, Itali, ku katër anëtarë të familjes Kola humbën jetën si pasojë e një rrjedhjeje të gazit.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 4 shkurt 2026, ndërsa dyshohet se shkak ishte një defekt në kaldajën e banesës trekatëshe të tyre.

Viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar, 22 vjeç, dhe Xhesika, 15 vjeçe. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, u lëndua dhe po merr trajtim në spital.

Edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për ndihmë të parë, pësuan intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas autoriteteve italiane, tragjedia ndodhi rreth orës së darkës.

Tragjedia në Itali, zbardhen identitetet e famijes shqiptare që

Kur ekipet e shpëtimit hynë në banesë, gjetën tryezën të shtruar, që tregon se familja po përgatitej të darkonte. Alarmin e dha pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili pasi nuk mori asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, njoftoi karabinierët.

Pas hyrjes së forcave të rendit, u zbuluaN katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme.

Pak më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, por u shpëtua në kohë dhe u transportua me urgjencë në spitalin Cisanellos.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rrjedhjes së gazit dhe për të zbuluar të gjitha rrethanat e tragjedisë që ka lënë të gjithë në shok.

 

tragjedia në itali

Lini një Përgjigje