
Grupi që i bënë atentat ish prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Maloku, akuzohen edhe për trafik droge. Ndaj të arrestuarve për këtë dosje, SPAK, ka caktuar një masë të dytë sigurie arrest me burg për anëtarët e këtij grupi, lidhur me këto akuza. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona përveç ngjarjes kriminale të nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Evropian.
Burime pranë institucionit të akuzës bëjnë me dije se anëtarët e këtij grupi janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit.
Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Ramazan Rrahjen, Julian Pjetrit, Gent Nerjaku alias Akil Nerjaku, e Bashkim Haxhisë.
SPAK tregohet e rezervuar për rastet dhe sasitë që ky grup ka trafikuar.
Atentati ndaj prokurorit Ndoja
Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedent penal, të njohur si i "forti i Sukthit", Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). I njohur si 'Rrumi i Shijakut' dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.
Lini një Përgjigje