
Rreth 42 milionë euro drogë investohej në ekonominë legale përmes sistemeve bankare të paligjshme kineze në Itali, Spanjë, Zvicër, Kinë e Hong Kong. Antimafia Italiane ka ndërmarrë një mega-operacion, ku janë ekzekutuar 58 urdhër-ndalime, mes tyre edhe për shqiptarë.
Operacioni i Antimafias në bashkëpunim me Guardia di Finanza është ekzekutuar mëngjesin e sotëm mes Italisë e Spanjës. Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar 58 urdhër-ndalime, 46 urdhër-arresti, 33 në burg, 13 në arrest shtëpiak e 12 nën hetim.
Urdhër-ndalimet janë ekzekutuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, riciklimit të parave të ardhura nga trafiku i drogës e mashtrim fiskal.
Grupi i narko-trafikantëve përbëhet nga shtetas italianë, spanjollë, shqiptarë e kinezë. Hetimet kanë dokumentuar trafikun e rreth 30 tonë marijuanë e hashash me vlerë fitimi rreth 42 milionë euro e një xhiro parash ‘cash’ prej 26 milionë euro brenda një viti.
Hetimet zbardhën gjithashtu mekanizmin e mënyrës që ky grup narko-trafikant përdorte për të ricikluar paratë e përfituara nga biznesi i drogës. Në zotërim të anëtarëve të këtij grupi narko-trafikantësh janë sekuestruar në Lombardi e në rajonet veriore italiane 10 kompani biznesi, 52 pasuri të patundshme e llogari bankare me vlerë financiare 9 milionë euro.
Lini një Përgjigje