
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shoferët e autobusit që vinte nga Italia ku u sekuestruan 176 mijë euro.
Ardian Bello, shoferi i dytë i autobusit ka marrë përsipër sasinë e eurove. Ai është shprehur se paratë i ka marrë tek persona të ndryshëm në Itali dhe për transportin merrte një përqindje të caktuar.
“Eurot i kam marrë te persona të ndryshëm në Itali për t’i sjellë te familjarët e tyre këtu në Shqipëri. Për transportin e eurove merrja një përqindje”, tha ai.
Nga ana tjetër, Algert Atia ka deklaruar se nuk kishte dijeni për sasinë e parave.
“Unë kam vetëm pak ditë që kam filluar pune si shofer i dytë i autobusit. Nuk kam dijeni për eurot”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje