TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2024, 12:48

Trafik dhe shitje narkotikësh, GJKKO jep dënimet për 32 anëtarët e grupit kriminal; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Trafik dhe shitje narkotikësh, GJKKO jep dënimet për 32

GJKKO ka dhënë dënimet për anëtarët e një grupi kriminal që dyshohet se merreshin me trafik dhe shitje narkotikësh. Grupi i strukturuar kriminal, sipas SPAK, përbëhej nga 32 persona, për të cilët SPAK kërkon dënime me burg.

Grupi kriminal u arrestua në kuadër të një operacioni, por disa muaj më parë të gjithë të arrestuarit u liruan për shkak se përfunduan afatat e paraburgimit dhe ndaj tyre u alikuan masa më të buta sigurie.

Sipas një njoftimi zyrtar nga SPAK, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Anxhela Shehu, Ardian Kastrati, Armand Kociu, Denardo Dervishi, Erjon Kalemi, Ervin Llana, Fadil Demaj, Fejzo Mecai, Fiodor Runaj, Hadër Rudaj, Hetem Velaj, Landi Shehu, Marjano Beta, Miço Bushi, Nasip Llana, Servan Kërbizi, Sokol Beqiraj, Valmir Polisi, Xhavit Filja, Abedin Llajaj, Aldo Tushaj, Aleks Meçorapaj, Ardit Petraj, Ervin Begaj, Hyrjetë Runaj, Kastriot Lalaj, Klodjan Delaj, Leonidha Koçiaj, Marjus Tartaraj, Mikel Ziflai, Neritan Lamaj dhe Sefer Dukaj”.

Pjesa më e madhe akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh, por edhe për kultivim dhe trafik droge, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Matilda Llangozi, Albert Meça dhe Besmir Stroka shpalli vendimet, që variojnë nga 1 vit e 4 muaj burg në 13 vjet heqje lirie, në varësi të rolit që kishin të pandehurit në grupin e strukturuar kriminal.

Lini një Përgjigje