TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2024, 11:35

U merrnin kartat e identitetit qytetarëve dhe aplikonin për kredi, arrestohen dy persona në Fier

Shkruar nga Pamfleti

U merrnin kartat e identitetit qytetarëve dhe aplikonin për kredi,

Policia ka vënë në pranga dy persona në Fier, pasi akuzohen për mashtrim.

Sipas policisë, Ardit Hoxha, 28 vjeç dhe Fatmir Sadiku, 29 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit, u merrnin qytetarëve, kartat e identitetit dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura.

Vijon puna hetimore për të dokumentuar raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer këta shtetas.

"Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni polior i koduar “Kredia”. Iu merrnin qytetarëve, nëpërmjet mashtrimit, kartat e identitetit dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimeve nga disa shtetas se mjetet e tyre të identifikimit ishin përdorur nga shtetas të tjerë, për të aplikuar për kredi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i punës së shpejtë hetimore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, dhe F. S., 29 vjeç, banues në Patos.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit, iu merrnin qytetarëve, kartat e identitetit, dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura. Vijon puna hetimore për të dokumentuar raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje