TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Tetor 2024, 14:16

Ktheu godinën e braktisur në “laborator” droge, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Ktheu godinën e braktisur në “laborator” droge, arrestohet

Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi kishte kthyer një banesë trekatëshe në ambient për kultivim droge.

Gjatë bastisjes së policisë në banesë rezultoi se shqiptari kishte krijuar një “laborator” për krijimin e lëndës narkotike, pasi u gjetën dhe asgjësuan 103 bimëve marihuanë në vazo, me peshë mbi 60 kg, gati 30 kg marijuanë të tharë dhe sytha, duke e çuar peshën totale të lëndës narkotike në rreth 90 kg.

“Sekreti” i të riut shqiptar u zbulua nga fqinjët e tij, të cilët kishin parë shpesh herë lëvizje natën, si dhe vetë të arrestuarin duke  shkarkuar thasë me pleh bimësh.

Identiteti i të riut shqiptar nuk u bë i ditur.

laborator droge shqiptar itali

Lini një Përgjigje