
Ja akuzat e SPAK ndaj 11 anëtarëve të grupit kriminal...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-zyrtarit të policisë Erzen Breçani dhe personave të tjerë të akuzuar për trafik droge, pastrim parash, tentativë vrasje dhe vepra të tjera penale. SPAK mbylli që në gusht hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim. Vetëm sot gjykata ka vendosur që të nisë gjyqi ndaj të akuzuarve.
Përveç Breçanit, i cili prej disa javësh është në masën “arrest në shtëpi”, në gjyq u dërgua djali i tij, Eralbi Breçani, ish-shefi i Krimeve, Dedan Gjoni, Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Besmir Murtati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe ish-oficerja e Interpol Tiranës, Jonida Babameto. Pjesë e kësaj dosje ka qenë Ervin Mata, dhëndri i Erzen Breçanit, dosja për të cilin është vendosur të ndahet. Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar narkotikësh, me role specifike, nga financimi, porositja, deri te transporti dhe shpërndarja. Ata shfrytëzojnë lidhjet ndërkombëtare në Amerikën Latine dhe Evropë për drogën. Ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal, si rasti i ish-shefit të krimeve Dedan Gjoni.
Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat e përftuara nga droga të djalit Eralbi Breçani, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre.
“Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave.
Përveç trafikut të narkotikëve, ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal. Ky grup i strukturuar kriminal është i përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve dhe në përkrahjen e autorëve të krimit, duke strehuar dhe ndihmuar individët e kërkuar nga ligji. Anëtarët shfrytëzonin aksesin në sistemet e të dhënave zyrtare për të mbledhur të dhëna dhe për të mbështetur veprimtarinë e grupit, duke përdorur teknologjinë dhe informacionin për të planifikuar, ekzekutuar dhe fshehur veprimet e tyre kriminale. Ky grup i strukturuar kriminal ka arritur të integrojë dhe investojë produktet e veprimtarisë kriminale në investime të rëndësishme si një shoqëri hidrocentrali, por dhe në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe në mjete financiare”, shprehej SPAK.
Njoftimi:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 78/2023, në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani”.
2. Në seancën e datës 27.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 109, datë 27.12.2024, vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve:
1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuarapërkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
3. Adrian CENAJ (DEDJA), hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal.
4. Dedan GJONI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve A.N dhe E.N, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i
strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
5. Besmir MURTATI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
6. Albert PRENGA, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
7. Jonida BABAMETO, hetuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
8. Erzen BREÇANI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, (nga data 20.11.2023 deri në datën 16.06.2024) dhe aktualisht me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues. /Pamfleti
Lini një Përgjigje