TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2024, 10:03

Tjetër aksident te rrethrrotullimi i Shkozës, 35-vjeçari përfundon në Lanë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër aksident te rrethrrotullimi i Shkozës, 35-vjeçari

Një ditë pas aksidentit të patrullës së policisë, një tjetër aksident është regjistruar në orët e para të mengjesit të sotëm në Tiranë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë në lumin e Lanës.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në afërsi të rrethit të Shkozës.

Nga ky aksident është plagosur shoferi 35-vjeçar me inicialet F. H. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana", njoftoi policia.

Tjetër aksident te rrethrrotullimi i Shkozës, 35-vjeçari
Pamje nga vendngjarja

Lini një Përgjigje