TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2024, 19:04

Aksident i rëndë në Durrës, “Benzi” me shpejtësi të madhe merr para biçikletën, një makinë dhe një motor; ndërron jetë një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, “Benzi” me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit, pasditen e sotme. Për pasojë ndërruar jetë një person. 

Një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Durrës. Ngjarja ndodhi kur një automjet tip Benz fluturoi me shpejtësi duke kaluar trafikndarësen, e më pas përplasi një makinë, biçikletë ku udhëtonte viktima me iniciale F.GJ dhe më pas përfundoi në një lavazh.

"Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit."-njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje