
Ervin Mata është një tjetër personazh i botës së krimit të organizuar i cili ka në focus trafikun e kokainës nga amerika e jugut për në kontinentin e vjetër.
Mata u bë i njohur për publikun ën vitin 2018 ku gjatë një përplasje me armë në bllok u vra Fabian Gaxhaj dhe u plagos Ervis Martinaj. Shumë pak u shkruajt në atë kohë për aktivitetin e tij kriminal në trafikun e narkotikëve duke i dhënë ngjarjes së bllokut ngjyra shoëbizi.
Por bisedat e zbardhura nga aplikacioni sky kanë nxjerrë në dritë rolin dhe fuqinë e Ervin Matës në trafikun e kokainës, pavarësisht se rastet ku ai është i përfshirë është vetëm një.
Ervin Mata ka disa linja më të cilën e trafikon drogën dhe njëra ndër to është nëpërmjet avionëve, mënyrë e cila nuk haset tek grupet e tjera të hetuara deri tani.
Ne faqen 80 të vendimit të gjykatës sqarohet se ky person në një chat grup flet per trafikimin e 250 kilogramvë kokanë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Biseda është e muajit shtator 2020ku Ervin Mata flet me një person të paidentifikuar ku ai I tregon se I ëhstë kapur një ngarkesë me 240 kilogramë kokainë në Frankfurt dhe se nesër do diltë në gazetë.
“Vlla unë e shes me 35,Ramazani ma ka pagu me 34. Ata mund ta duan dhe për Belgjikë, po unë shes me 35 direkt, me e pakta,tashi ca të them unë. Ishalla i kanë në Shqipëri do ta ul dhe një pikë,prit të dali malli së sështë ul avioni, do dhe dy orë. Vlla mos më shkruaj se sdi ku kam kokën , mu më kapën 240 copë, do lexosh në gazeta nësër, në Frankfurt”- Ervin Mata
Ervin Mata ka monunikuar edhe përdoruesin i identifikuar si D.P, i cili është identifikuar si Ergys Dashi, i cili u vra në Ekuador në fillimin e vitit 2022. Në kohnë kur zhvillohet biseda Ergys Dashi qëndronte në vendin e amerikës latine ku ishte pikë kontakti për disa grupe që furnizoheshin me kokainë. Ata mes tyre flasin për para të cilat Mata i disponon në Shqipëri dhe Hollandë. Gjithashu ai e vë në dijeni se i ishte kapur sasia prej 240 kilogramësh.
“Plak po ai i Frankfurtit ka na i lek, se më çmendën këta të dajles, ma bëj hallall që po pyes vllai . Ai i Frankfurtit mos i japi njeri lek,pervec kur ti thuash ti. Mu kap malli komplet në Frankfurt nga dogana, 240 copë, plak më shkruaj pak kur të kesh mundësi, thuj lekët do shkoj një robi im, e do ja kaloj vec atij.- ervin mata
Biseda për para bëhet 8 ditë para se të kapej sasi e drogë në aeroportin gjerman dhe shifrat janë deri në 1 milion euro.
“Vec shqipëri du lek unë, ti kaloj 1 milion në hollandë po duash, po më pret me ca duash,të flas të kaloj lekë sot, mos e vrit mendjen”- Ervin Mata
Pjesë e grupit të Ervin Matës është edhe Eralbi Breçani, djali i ish-punonëjsit të policisë Erzen Brecani. Por mes të dyve ka dhe një lidhje tjetër pasi Eralbi është i fejuari i motres së Ervin Matës. Biseda mes tyre në aplikacionin sky nuk është dhe aq e qete pasi Mata i kërkon që ta besojë dhe mos të dëgjojë të tjerët.
“Dua çdo gjë transparente me mua,kaq dua. E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhashë me 23 në Valencia dhe thojë 12 dhe flasim bahskë, dua të më besosh në ca theem. Ok 600 pa merak i bëj gjitha unë, dua ti të besosh kur flas unë , e mos besosh ca thon tjerët.”- Ervin Mata
SPAK arrestoi në këtë çështje Erzen Breçanin mbi dyshimet se ka pastruar paratë që i biri fitonte nga trafiku i drogës.Ndërsa bi të rëndon edhe kuaza e përkrahejs së autorit te krimit të cilën do ta sqarojmë më poshtë. Breçani bie në rrjetin e këtij grupi në gusht të vitit 2020 ku ai vë në dijeni Bujar Ajetin, një personazh kriminal me shumë dritë-hije në qytetin e Kukësit. Ajeti dhe Breçani janë miq me njeri tjetrin pasi kanë shërbyer të dy në repartin RENEA dhe ky i fundit e vë në dijeni se po përgjohej nga policia.
“Sdi ça me të thana , e paskan bombardu stanin e hoxhës me përgjuesa, mos pyet. Mu kanë qen tum përgju, e ka hangër ai tjetri Erz, ata lart o lale, e kanë bo të Tiranës”- Bujar Ajeti
Sipas prokurorisë me fjalnë Erz ata i referohen Erzen Breçanit. Ndërsa konfirmimim për marrëdhënien mes Ajetit dhe Breçanit e ka dhënë dhe Nuredin Dumani, bashkëpunëtor i drejtësisë. Ne verën e vitit 2020 banda e këtij të fundit ishte në kulmin e veprimtarisë së saj dhe vetë Dumani fshihej në Kukës tek Bujar Gërmizi.
“Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte ne Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë. Kujtoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës i shqetësuar pasi i kishte rënë në dorë një përgjim dhe në biesedën e përgjuar midis Bujar Ajetit dhe Erzen Breçanit edhe persoanve të tjerë ishte përmendur emri i tij. Pergjimi ishte bërë nga njësia operacionale e policisë së shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi se e kishte sqaruar si situata dhe i ka thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar “Stani” dhe në telefona pasi ishin në përgjim.”- Nuredin Dumani
2 ditë pasi pikasin se po përgjoheshin në 18 gusht 2020 Erzen Breçani pajiset me një telefon me sky ecc dhe ai është blerë nga Nuredin Dumani.
“Unë bleva tre telefona me SkyECC dhe njërin ja kam dhënë në prani të Bujarit shtetasit Erzen Breçanit.”- Nuredin Dumani
Po në 18 gusht Erzen Breçani vendos të lidhet me të birin tani në aplikacionin sky. Në bisedë me Eralbin ai i tregon se ka pasur një bisedë më Ervin Matën , i cili i ka ofruar 500 mijë euro borxh ndërtimin e hidrocentralit në Tropojë. Ndërsa rezulton që i biri i ka sjell 350 mije euro.
“Nuk pata ka me ta than se mtha me po ti dërgoj nga llogaria Elvanes 500 mije euro borxh. I thash jo në asnjë mënyrë, i ka Eralbi po nuk ka me çka i sjell , tha kam njerëz unë që i sjellin sa të dush. Pos i kam than gjë vet me pyeti atëher kur ti jë kan ktu, e më tha sa ka sjell Abi i thash kaq rreth 350.”- Erzen Breçani
Në dosje sqarohet se Erzen Breçani ka dijeni për aktivitetin kriminal të të birit dhe bashkëpunimin që ia ka me Ervin Matën. Ndërsa në disa raste të tjera sipas prokurorisë ai bën rolin e babait duke i kërkuar që të heqe dore nga aktiviteti kriminal.
“Sa keni shit, ku e keni shit. He i raftë pika punve e drogave e tanave se nuk di çka u duhen kur t'shkojn nan e smut e mos me pa pes minuta. Askush që shit si ju me shuma të mdhaja nuk ka pshtue pa humb pasurinë e familjes ,familjen vetë”.- Erzen Breçani
Të përfshirë në këtë grup kriminal janë dhe dy oficerë të tjerë policie Dedian Gjoni dhe Jonida Babameto. Sipas prokurorisë ata i kanë dhënë informacione Ismail Elezit i cili donte të vriste dy vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Motivi i vrasjes ishte hakmarrja pasi dyshohet se ata i kanë vrarë të vëllanë në vitin 2013 në Angli. Ngjarje e cila ka mbetur në tentativë për shkak se nuk është mundur të realizohet si vrajse.
Ismail Elezi në mesazhet e zbardhura nga SPA është një person kyç në trafikun e kokainës kryesisht në Spanjë ku ai jeton prej disa vitesh. Ky person sëbahsku me Besmir Muartin, Eralbi Breçanin dhe Ergys Dashin kanë kanë trafikuar nga Amerika e Jugut drejt Europes ne dy raste. Njëher drejt portit të Roterdamit ku secili ka pasur nga 10 kilograme kokainë dhe në rastin e dyte drejt Velencias. Keta persona kanë vepruar si grup is trukturuar kriminal ku është përcaktuar furnizuesi, financuesi dhe pritesi i lëndës narkotike. /MCN
Lini një Përgjigje