TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2024, 08:14

Terrorizonte bizneset në Trieste, 34-vjeçari shqiptar dëbohet pas dënimit me burg dhe gjobë

Shkruar nga Pamfleti

Terrorizonte bizneset në Trieste, 34-vjeçari shqiptar dëbohet

Policia italiane në Trieste njoftoi se ka dëbuar nga vendi një 34-vjeçar shqiptar, të akuzuar për një seri plaçkitjesh të bizneseve.

Ishin efektivët e Komisariatit që shoqëruan për krahu të riun e sapoliruar nga qelia e burgut “Julian” drejt aeroportit të Veronës, për ta kthyer mbrapsht drejt Tiranës, me fluturimin e radhës.

34-vjeçari, siç raportojnë mediat lokale në rajonin e Friuli, “më 5 gusht ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burg dhe 360 ​​euro gjobë për vjedhje të rëndë të shumëfishtë”, dënim i cili u zëvendësua nga gjyqtari me dëbim nga territori kombëtar për pesë vjet dhe duke u mjaftuar me kohën e paraburgimit.

Emri i shqiptarit nuk u publikua nga mediat, por ai ishte gjetur fajtor, pasi së bashku po me një shtetas tjetër shqiptar, ishin përgjegjës për një vjedhje të rëndë në një farmaci në qendër të qytetit në muajin shkurt, si dhe një vjedhje e kryer një muaj më parë, në një lokal në Trieste.

terrorizonte bizneset në trieste 34-vjeçari shqiptar dëbohet

Lini një Përgjigje