TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2024, 07:23

I zhveshur dhe këmbëzbathur, publikohen pamjet si u kap Spartak Çela pas 4 vitesh arrati (Video)

Shkruar nga Pamfleti
I zhveshur dhe këmbëzbathur, publikohen pamjet si u kap Spartak
Janë bërë publike pamjet e arrestimit të Spartak Çelës në Pogradec.

Janë bërë publike pamjet e arrestimit të Spartak Çelës në Pogradec. Siç shihet në video 39-vjeçari është pa bluzë dhe këmbëzbathur.

Ai u arrestua në banesën e tij në fshatin Velçan të Mokrës pas 4 vitesh arrati. Çela akuzohet për 4 vepra penale, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”

Në gushtin të vitit 2020 ai hapi zjarr në drejtim të një lokali në fshatin e tij të lindjes.

Sparak Çela qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt disa personave me qëllim për të vrarë mikun e tij, Bledi Shahinin. Fatmirësisht ky i fundit mbeti vetëm i plagosur.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e Task Forcës në fshatin Buzaishtë të Pogradecit.

Sipas asaj që u bë me dije aso kohe, 39-vjeçari kërcënoi me armë zjarri punonjësit të cikët kishin shkuar në fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike.

Pavarësisht se punonjësit kishin shkuar të bënin punën e tyre ata u përballën me Çelën i cili u doli para dhe i kërcënoi me armë. Fillimisht ai u konfliktua me shoferin e Task Forcës dhe më pas u përfshinë personat e tjerë.

Por, kur ai kuptoi që ata ishin punonjësit e Task Forcës u kërkoi falje dhe u tha se mendonte ishin efektivë të Policisë prandaj dhe u doli në pritë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje ai u largua në drejtim të paditur dhe prej asaj dite rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet.

spartak Çela pogradec

Lini një Përgjigje