TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2023, 10:54

Tentoi të vrasë bashkëfshatarin me gërshërë hekuri, arrestohet 55 vjeçari në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vrasë bashkëfshatarin me gërshërë

Një 55 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka tentuar të vriste me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur pasi dy bashkëfshatarët po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Selishtë

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Imer Capa 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.

Dosja i kaloi prokurorisë së Dibrës për hetime.

dibër tentativë vrasje

Lini një Përgjigje