
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë një ditë më parë në një market në rrugën e Barrikadave.
Një grua teksa ishte brenda marketit mori një fëmijë të vogël e cila ndodhej po ashtu brenda marketit.
Siç duket nga pamjet e siguruara, gruaja sapo hyn në market, i afrohet fëmijës, i flet diçka dhe në krahë dhe largohet nga marketi. Më pas e kanë konstatuar jashtë marketit, e ka lënë fëmijën e vogël dhe ka ikur me vrap. Ajo është tashmë në kërkim nga policia dhe ekzistojnë mundësi të jetë një person me probleme mendore.
Rasti është referuar në polici nga babai i vajzës 2 vjeç, i cili në atë moment nuk ndodhej pranë vajzës së tij.
"Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor", njofton policia.
Lini një Përgjigje