
Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojërave të fatit.
Në kuadër të operacionit “Tempulli” u arrestua pronari i lokalit 23 vjeç, dhe kamarieri 21 vjeç.
Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojërave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje