Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Markat.
Sipas policisë, Saimir Haxhi 44 vjeç banor i fshatit Markat, bashkia Konispol, është qëlluar me armë zjarri çifte dhe është plagosur në pjesën e pasme të trupit.
Nga burimet e para dyshohet se 44-vjeçari ka tentuar të grabisë një shtëpi.
Saimir Haxhi, me precedentë të mëparshëm penalë, është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas është dërguar në spitalin e Vlorës për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, policia e Sarandës ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e plota të ngjarjes.
Lini një Përgjigje