Një 25-vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij nga Letonia janë arrestuar nga policia britanike pasi akuzohen për vrasje. Mësohet se ngjarja ndodhi në qytetin Gravesend të Kentit të Anglisë.
Autoritetet bëjnë me dije se oficerët u thirrën mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:21, pas raportimeve për një përplasje mes disa individëve jashtë një banese në rrugën Augustine. Në vendngjarje, policia gjeti një burrë rreth të tridhjetave të plagosur me thikë.
Viktima u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai ndërroi jetë në spital.
Policia njoftoi se 25-vjeçari Shahim Bulica, me origjinë nga Shqipëria dhe Erika Korska, 31 vjeçe, nga Letonia të dy banues në Gravesend janë zyrtarisht të akuzuar për vrasje. Ata u arrestuan pak pas mesnatës të së enjtes dhe aktualisht ndodhen në paraburgim.
Të hënën, pritet të dalin para Gjykatës së Magjistraturës në Medëay. Hetimet janë ende në vijim dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për ngjarjen të kontaktojnë policinë.
Lini një Përgjigje