TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2023, 16:59

Tapë në timon, shoferi i autoshkollës përplas motorin; plagoset drejtuesi i motomjetit

Shkruar nga Pamfleti

Tapë në timon, shoferi i autoshkollës përplas motorin;

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë përpara shkollës së mesme “Kristaq Capo” në Berat.

Një mjet autoshkolle është përplasur me një motor.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovër të gabuar.

Policia konfirmon gjithashtu se drejtuesi i autoshkollës ka qenë i dehur në timon dhe është shoqëruar në polici.

shofer autoshkolle motor

Lini një Përgjigje