
SPAK i ka sekuestruar mbi 1 milion euro pasuri Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthjellës
Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të organizuar i ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1 milion euro Redjan Rrajës, Kejvina Kthjellës dhe Marsela Çiçës.
Sipas njoftimit për mediat, bëhet fjalë për pesë njësi, dy automjete dhe një orë Rolex. Konkretisht, pasuritë e sekuestrua janq: dy dyqane në emrin e Redjan Rrajës, 3 të tjera në emrin e Marsela Çiçës, një makinë në emrin e Kejvina Kthellës dhe një orë rolex.
Policia, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, kanë zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO-së, që pasuritë e Redjan Rrajës, Kejvina Kthjellës dhe Marsela Çiçës t’i kalojnë shtetit.
Pasuritë e konfiskuara:
Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja
Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja
Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja
Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella dhe një orë dore (Rolex).
Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit. Në atë ngjarje mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi i ish-prokurorit Andi Maloku.
Njoftimi i plotë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;
7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;
8. Një orë dore (Rolex).
Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Lini një Përgjigje