TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Dhjetor 2024, 10:11

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 23-vjeçarja peruane në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet

Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçare, e cila ishte në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.

Peruania dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.

"DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Fee”, kapet dhe vihet në pranga një shtetase e shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim F. G., 23 vjeçe.

23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje