
Anija “Grace Felix” është liruar nga masa e sekuestros, bashkë me të edhe 22 mijë litra naftë të dyshuar si kontrabandë.
Dhjetë muaj pas operacionit “Embargo”, me vendim të Gjykatës së Durrësit, Prokuroria ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal që kthen anijen së bashku me naftën e sekuestruar shoqërisë duke kërkuar dhe largimin e saj nga ujërat territoriale shqiptare.
Më 20 shkurt, u bë i ditur lajmi se 6 milje larg portit të Durrësit prej ditësh ishte bllokuar nga autoritetet, anija çisternë "Grace Felix" me 22 ton naftë kontrabandë në bordin e saj.
Anija kishte destinacion "Romano Port" ku do të shkarkonte ngarkesën për llogari të kompanisë shqiptare "Bella Gaz" me pronar Ilir Bellën.
Lini një Përgjigje