TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2024, 10:40

Shqiptarët ‘film aksion’ në Spanjë, transportuan 300 kg kokainë me kamion dhe përplasën me policinë

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët ‘film aksion’ në Spanjë, transportuan 300

Dy shqiptarë dhe tre britanikë janë arrestuar nga policia spanjolle, në një operacion që çoi në sekuestrimin e 300 kg kokaine.

Hetimi për këtë grup kishte nisur në muajt e verës, pas informacioneve për trafik droge nga Amerika e Jugut. Policia spanjolle ka ndjekur dy shqiptarë të cilët do të dorëzonin një sasi të madhe droge të fshehur brenda një kamioni.

Dyshimet e policisë u vërtetuan kur në Benicassim, dy shqiptarët e dorëzuan kamionin tek dy persona të tjerë, të cilët parapriheshin nga një tjetër automjet të drejtuar nga një bashkëpunëtor i tretë i tyre.

Policia ka ndjekur kamionin me dyshimin se po drejtohej për në Alicante ose Costa del Sol. Pasi pikasi policinë, drejtuesi i kamionit doli nga autostrada në afërsi të Denias. Gjatë ndjekjes kamioni përplasi dy makina policie dhe si përfundim u ndalua në një Hypermarket “Carrefour”.

Policia vuri në pranga tre personat që ndodheshin në dy automjetet, të cilët rezultuan shtetas anglezë. Pasi gjetën çelësat e kamionit, të cilat ishin hedhur nga drejtuesi, policia e hapi dhe zbuloi brenda 300 kg kokainë.

Në një operacion të njëkohshëm, u arrestuan edhe dy shtetasit shqiptarë në Benicassim. Këta të fundit janë shoqëruar nga policia spanjolle ditën e djeshme, teksa në disa banesa në dy bashki të Alicantes, ku janë kryer kontrolle.

dy shqiptare spanje 300 kg kokaine kamion

Lini një Përgjigje