TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2023, 20:12

Shqiptarët bombardojnë me kallashnikov shtëpinë e oficerit italian

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët bombardojnë me kallashnikov shtëpinë e oficerit

Banesa e një nënoficeri të Forcave Ajrore italiane, ka rënë pre e një sulmi me armë mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave italiane shtëpia e nënoficerit është qëllluar me të paktën 20 plumba nga një grup kriminial, ku në mesin e tyre ishin edhe shqiptarë.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Banesa e nënoficerit ndodhej në zonën e Mauro Leçese.

Karabinierët po hetojnë dhe nuk përjashtojnë faktin që mund të bëhet fjalë për një ngatërresë dhe se autorët kanë pasur tjetër person në shënjestër.

Sulmi mendohet të ketë zgjatur vetëm disa sekonda, bazuar në pamjet që ka siguruar grupi hetimor. Hetimet vijojnë dhe pritet të merret në pyetje çdo banor, që mund të ketë parë apo dëgjuar diçka.

 

itali shqiptarët oficeri

Lini një Përgjigje