Gjykata ka lënë të lirë efektivin e RENEA-s Altin Morina, i cili u arrestuar pasi u kap me një shumë të madhe parash në makinë.
Mësohet se zbutja e masës nga arrest me burg në detyrim paraqitje u bë 3 ditë më parë, pasi është pyetur biznesmeni që Morina pretendoi se i dha paratë, i cili e ka vërtetuar deklaratën e efektivit.
Kujtojmë se Altin Morina u arrestua më 14 mars në zonën e Komunës së Parisit, pasi në automjet iu gjet shumë prej 113 mijë eurosh. Tre ditë pas arrestimit, Morina doli para gjykatës, e cila vendosi ta mbyllë në qeli për akuzën e "Pastrimit të produkteve të veprës penale".
Por Altin Morina deklaroi se: "...prokuroria nuk ka asnjë provë, paratë i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunojë me organin e akuzës për ti dhënë prova që lekët i mora për arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit...”.
Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria fillimisht ishin “Shpërdorim Detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të ardhurash”, ndërsa Morina deklaroi pas arrestimit se paratë i mori nga biznesmeni vetëm 30 minuta para se të arrestohej.
Lini një Përgjigje