
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 28-vjeçare është dhunuar barbarisht nga bashkëjetuesi Gleard Gusholli. Efektivët e Komisariatit nr. 2 në kryeqytet janë njoftuar pak pas mesnatës së të shtunës për një vajzë që ishte dërguar në një klinikë afër komisariatit të dhunuar, e sjellë aty nga dy vajza të tjera. Më pas e reja është transportuar në Spitalin e Traumës pasi ka qenë në gjendje tepër të rëndë, e rrahur, e goditur dhe e gjakosur në të gjitha pjesët e trupit.
Menjëherë kanë nisur hetimet mbi rastin. Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë. Brenda, ndër të tjera policia ka gjetur edhe një këmbë karrige, me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën 31-vjeçari Gusholli. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi.
Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë. Vajza bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën në spital dhe është përmendur.
Gerald Gusholli 31-vjeç është vënë në prangat e policisë pasi mbajti peng të dashurën e tij për një javë në banesë dhe e dhunoi sistematikisht me sende të forta. Bashkë me të, janë arrestuar edhe 4 të tjerë për moskallëzim krimi. Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi ndihmuan 31-vjeçarin duke fshehur provat në mënyrë që policia të mos binte në gjurmët e tij duke e ndihmuar të arratisej. Të pestë, janë banues në Tiranë në rrugën "Frosina Plaku”. Në banesën e tyre ‘blutë’ e Tiranës gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine si dhe sende të forta më të cilat 31-vjeçari kishte dhunuar sistematikisht partneren e tij.
Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta fshehën provat për të penguar zbulimin e së vërtetës ndërsa Bledi dhe Erlind Kateshi (vëllezër) tentuan të largonin Gleard Gushollin nga vendi i ngjarjes.
Lini një Përgjigje