
Zbardhen detaje nga shpërthim me lëndë plasëse në fshatin Gurëz, në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Policia njoftoi për shpërthim në derën e një banese.
Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D. (alias M. B.) është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar si artizanale.
Por dyshohet se shënjestra ka qenë këngëtari Jozefin Marku, një personazh i njohur në televizione. Policia dyshon se autorët kanë ngatërruar banesën e këngëtarit dhe e kanë vënë te një banesë tjetër aty pranë. Por hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Lini një Përgjigje