Qyteti i Lezhës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim. Sipas informacioneve, është hedhur një sasi tritoli në oborrin e një banese në Ishull-Shëngjin. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Ende nuk dihen qartë rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Dyshimet janë se një apo disa persona e kanë hedhur nga larg lëndën plasëse. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por shpërthimi ka ngjallur panik te familjarët.
Policia ka nisur marrjen në pyetje të pronarëve dhe familjarëve të banesës nëse kanë konflikte dhe dyshime se kush e ka hedhur tritolin. Po ashtu po shihet për kamera sigurie në zonë.
Lini një Përgjigje