TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Janar 2026, 09:53

Shpërthim me tritol në një servis në Vaun e Dejës

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim me tritol në një servis në Vaun e Dejës
Foto Ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës.

Sipas informacioneve bëhet me dije se servisi është në pronësi të Aurel Filipit. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

"Vau i Dejës / Informacion paraprak

Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtur derën kryesore të subjektit të tij(servis).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.", thuhet në njoftimin e policisë.

tritol servis vaun e dejes

Lini një Përgjigje