
Një bombël gazi ka shpërthyer mbasditen e djeshme në lagjen Dergut, të Shkodrës.
Si pasojë e shpërthimit shtetasja me inicialet A.M, ka pësuar dëmtime fizike por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Rreth orës 18:11, në lagjen Dergut, në banesën e shtetases A. M., ka shpërthyer një bombël gazi dhe për pasojë shtetasja A.M, ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje