TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2025, 13:17

Shpërndanin kokainë në Itali, dy shqiptarë në pranga dhe një tjetër në kërkim; u hodh nga dritarja për të shpëtuar

Shkruar nga Pamfleti
Shpërndanin kokainë në Itali, dy shqiptarë në pranga
Foto Ilustruese

Dy shqiptarë të moshës 19 dhe 36 vjeç u arrestuan nga Karabinierët në Peruxhia, kurse një i tretë u shpall në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangave.

Operacioni u krye në zonën e Castel del Piano dhe San Sisto, në Itali. Fillimisht u kap36-vjeçari, i cili u ndalua në makinën e tij së bashku me 21-vjeçarin, i cili arriti që të ikte me vrap. 36-vjeçarit iu gjetën disa doza kokaine në trup, me peshë 5 gramë dhe kontrolli u shtri në banesën e tij.

Por sapo mbërritën aty, karabinierët panë një të ri 19-vjeçar që fluturoi nga dritarja e shtëpisë, në përpjekje për t’u arratisur. Efektivët e kapën pas ndjekjes, kurse brenda banesës gjetën 22 pako të vogla që përmbanin 67 gramë të tjera kokainë, me vlerë tetë mijë euro, informon media e vendit fqinj.

Të dy të arrestuarit u izoluan në burgun e Capannes për të pritur një seancë dëgjimore dhe masën e sigurisë, kurse i treti ndodhet ende në kërkim.

arrestim shperndarje droge

Lini një Përgjigje