Një aksident i rëndë ndodhi dje në autostradën Vlorë-Levan. Mësohet se ka shkuar në dy numri i viktimave nga ky aksident.
Viktima i identifikuar si Artan Muho i cili ishte pasagjer, u plagos rëndë e si pasojë ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.
Ndërsa shoferi i kamioçinës Alfred Hasani humbi jetën në vendngjarje.
Nga verifikimet në terren nga policia rrugore, dyshohet se automjeti tip “Dacia” me targa AA 408 XY me dy shtetas të huaj ku drejtuesja ka qenë femër, ka qenë dhe shkaktarja e aksidentit, pasi makina që ajo drejtonte tip Dacia e ka goditur nga pas kamionçinën , ku kjo e fundit është spostuar duke u përplasur me pjesën ndërse të autostradës.
Lini një Përgjigje