
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe. Të premten, më 29 gusht, në qytetin e Leeds-it, një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë përfundoi në tragjedi.
Sipas mediave britanike, Elsiado Marku, 26 vjeç, humbi jetën pasi u godit për vdekje me thikë nga kushëriri i tij, Eljon Markaj, 31 vjeç.
Ngjarja ndodhi pak para orës 16:30, ndërsa viktima u shpall i vdekur në vendngjarje nga autoritetet mjekësore.
Policia britanike arrestoi menjëherë autorin e dyshuar, Eljon Markaj, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Ai pritet të dalë para Gjykatës së Magjistraturës në Leeds, ku do të përballet me akuzën e vrasjes.
Mediat vendase theksojnë se ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, si në komunitetin shqiptar ashtu edhe tek banorët lokalë të zonës. Ende nuk janë bërë publike motivet e konfliktit që solli përplasjen mes dy kushërinjve.

Lini një Përgjigje