TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2024, 10:10

Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, arrestohen 5 persona; mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, arrestohen 5 persona;

Policia spanjolle ka shkatëruar një bandë të trafikut të drogës ndërsa ka vënë në pranga pesë persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Siç raportojnë mediat vendase, operacioni i koduar “Servana” filloi në nëntor të vitit të kaluar pas provave se ky grup kriminal vepronte në pjesë të ndryshme të Valencias.

Hetuesit zbuluan se ishte një organizatë me origjinë shqiptare, e strukturuar në mënyrë perfekte dhe me metodologji kriminale të mirëpërcaktuar. Organizata ishte përgjegjëse për kultivimin intensiv të prodhimit të kanabis sativa. Disa nga njerëzit jetonin dhe kalonin natën në magazinat industriale ku kishin plantacionet.

Për të përshpejtuar rritjen e bimëve të kanabisit, ata përdornin materialin ndriçues të gjeneratës së fundit dhe kishin kondicionerë të mëdhenj për të shpërndarë aromën. Këtë e arrinin falë një truku në rrjetin elektrik, duke gjeneruar humbje energjie prej më shumë se 900 amper.

Garda Civile kreu disa kontrolle të ndryshme. Në fazën e parë, më 28 shkurt, u krye një kontroll në një magazinë industriale në Xeresa dhe një tjetër në një apartament në plazh në Gandía. Në fazën e dytë, më 25 mars, u krye një kontroll tjetër në një magazinë industriale në qytetin e Rótova.

Në total është sekuestruar rreth një ton kanabis sativa, duke evidentuar 308 kilogramë syth në procesin e tharjes. Të arrestuarit akuzohen për 2 krime kundër shëndetit publik, 2 për mashtrim me energjinë elektrike, 1 për falsifikim dokumentesh dhe një tjetër për anëtarësim në organizatë kriminale.

bande droge shqiptare spanje arrestime

Lini një Përgjigje