
Një operacion kundër trafikut të drogës në Ekuador është zhvilluar nga policia spanjolle në koordinim me Europol, ku mori pjesë edhe policia shqiptare si dhe SPAK. Rrjeti i trafikut të drogës, furnizonte vendet e BE-së me kokainë.
Mësohet se koka e grupit është Dritan Gjika, i cili drejtonte trafikun e drogës nga Kolumbia në Ekuador e më pas drejt vendeve të BE-së.
Në kuadër të këtij operacionin ndërkombëtar të koduar ‘La Pampa’, u arrestuan 31 persona, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestruan 25 makina, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.
Sipas Europol, hetimi nisi për një biznesmen italian me orgjinë nga Argjentina me banim në Mabella. Nga hetimet ka rezultuar se trafiku i kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe më pas në BE drejtohej nga një shqiptar, i cili ishte lidhur me biznesmenin italian. Gjatë hetimit autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi u sekuestruan disa ngarkesa të konsiderueshme kokaine në total 3.2 ton.
Drejtuesi i rrjetit kriminal luajti një rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale nëpërmjet investimit në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani, duke përfshirë një të fokusuar në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuadori në BE, si dhe qendra sportive në Marbella, qendra tregtare në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë kishin lidhje të forta me Ballkanin Perëndimor dhe menaxhonin rrjetin e shpërndarjes, i cili ishte i përhapur në të gjithë Evropën.
Kujtojmë se, një megaoperacion anti-drogë u zhvillua në Ekuador dhe Spanjë, ku më 6 shkurt u arrestuan 29 persona për trafik droge dhe pastrim parash prej të paktën 30 milion dollarësh. Policia kreu 21 bastisje në Spanjë, ku më të spikatura ishin kontrollet në Marbella dhe Malaga, dhe kërkime të mëtejshme u zhvilluan në Barcelonë, Valencia, Sevilla, Granada dhe Cadiz. Njëkohësisht, përtej Atlantikut, policia ekuadoriane kreu 56 bastisje në vende të ndryshme në të gjithë vendin.
Të arrestuarit rezultuan të lidhur me një organizatë kriminale të trafikut të drogës, e cila drejtohej nga një shqiptar Dritan Gjika.
Dritan Gjika, ka lidhje të forta me biznesmenin ekuadorian Rubén Cherres, i ekzekutuar në prill të vitit 2023, dhe i konsideruar një prej bosëve të kokainës atje.
Në shkurt të vitit 2023 media ekuadoriane zbuloi dhe skemën si funksionin banda shqiptare në krye të tyre Dritan Gjika, në bashkëpunim me Ruben Cherres dhe sesi kishin ushtruar ndikim për të marrë poste të larta në ministri.
Nga mediat ekuadoriane shkruhej se Cherres dhe Gjika kishin themeluan 13 kompani, shumica prej tyre ndërtimi dhe pasurish të paluajtshme, tetë prej të cilave u krijuan në një ditë të vetme. Ndërkohë Cherres rezultonte të ishte mik i Danilo Carrera, kunati i presidentit Lasso.
Në vitin 2014 Gjika filloi aktivitetin e tij të biznesit. Një nga aktivitetet e tij të para në Ekuador ishte blerja e aksioneve në Cresmark, një eksportues i të gjitha llojeve të produkteve bujqësore si bananet. Në atë firmë, aksioner ishte edhe shqiptari Spahiu Erjon, i cili ia shiti Gjikës aksionet e tij në kompani më 28 janar 2022.
Por një nga kompanitë që kishte më shumë lëvizje është Agricomtrade.
Në vitin 2018, Gjika rezultoi të kishte blerë aksione në atë kompani, aktiviteti i së cilës është tregtia me shumicë e bananeve. Impex Fruit Five Hundred Six Sociedad Anónima, një kompani e krijuar në Kosta Rika, përfaqësuesit e së cilës janë goditur nga skandalet e Odebrecht, i shiti aksionet e saj në Agricomtrade shqiptarit.
Por një nga kompanitë që ka më shumë lëvizje është Agricomtrade. Në vitin 2018, Gjika ka blerë aksione në atë kompani, aktiviteti i së cilës është tregtia me shumicë e bananeve. Impex Fruit Five Hundred Six Sociedad Anónima, një kompani e krijuar në Kosta Rika, përfaqësuesit e së cilës janë goditur nga skandalet e Odebrecht, i shiti aksionet e saj në Agricomtrade shqiptarit.
Lini një Përgjigje