TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2024, 12:00

Goditja e rrjetit të trafikut të drogës, reagon Balla: Bashkëpunimi ynë me INTERPOL gjithmonë e më i fortë

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e rrjetit të trafikut të drogës, reagon Balla:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me operacionin e përbashkët me autoritetet spanjolle që çoi në goditjen një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla u shpreh se bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me  EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit.

"Sapo kam marrë përgëzimet për kontributin e Policisë së Shtetit dhe të SPAK, në realizimin me sukses te operacionit La Pampa, nën koordinimin e EUROPOL dhe zbatimin nga Policia Kombëtare spanjolle, i cili çoi në goditjen një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së. Ky operacion ndërkombëtar shënoi: 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.

Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere", shkruan ministri i Brendshëm.

Lini një Përgjigje