TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2024, 19:39

Shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion në Greqi, lihet në burg tutorja shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion në Greqi, lihet

Gjykata greke ka lënë në burg tutoren Lorela Kapaj, pjesë e një rrjeti prostitucioni me të mitur.

Në burg është lënë edhe njëri nga grekët e arrestuar, ndërsa një 55-vjeçar është lënë i lirë. I pandehuri i tretë, i cili akuzohet për veprën penale të marrëdhënies seksuale me të mitur, është lënë në gjendje të lirë.

Ai ka marrë masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj në Drejtorinë e Policisë, si dhe të paguajë 5 mijë euro si garanci.

Sipas mediave greke, tre të pandehurit kanë mohuar akuzat gjatë dëshmive të tyre, ndërsa 31-vjeçarja është shprehur që jo vetëm nuk rekrutonte vajza të mitura për prostitucion, por sipas dëshmisë së saj vajzën 17-vjeçare e cila ishte e përfshirë në rrjet, e këshillonte të largohej nga një jetë e tillë.

Dy të pandehurit janë shprehur se nuk e dinin që vajzat ishin të mitura pasi u ishin dukur si 20 vjeçare.

Sipas hetimeve, 31-vjeçarja e arrestuar për pjesëmarrje në rrjetin e tutorëve të mitur u afrohej vajzave dhe u premtonte shpërblime të mëdha nëse do të bënin seks me burra të pasur që do paguajnë shumë për t’i përdhunuar ato. Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave.

Personi i dytë nga grupi që i është caktuar masa e paraburgimit është një 34-vjeçar, shok i Lorelës. 34-vjeçari grek, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që të lehtësojë gjetjen e klientëve të pasur “për takime seksuale me pagesë”. Ai i fotografoi me të brendshme, duke postuar fotot në një faqe në internet, përmes së cilës u rezervuan të paktën 10 takime romantike, të cilat u kryen në hotele në qendër të Athinës.

Lorela nga Shqipëria, nënë e një djali dhe Elena 25-vjeçare “peshkonin” vajzat nëpër klube, duke i gënjyer me jetën luksoze që bënin vetë: Makina të shtrenjta, veshje firmato dhe pushime në jahte luksoze dhe hotele. Lorela solli në banesën e saj, në Colonos, të miturat, të cilat i “rekrutoi”, megjithatë si në pallatin ku banonte, ashtu edhe në lagjen shfaqej si estetiste, për të justifikuar praninë e shpeshtë të vajzave në shtëpinë e saj.

Lini një Përgjigje