TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2024, 14:52

Ndërroi jetë pasi lindi djalin, Gjykata e Apelit nis pas 7 vitesh shqyrtimin e dosjes për vdekjen e partneres së Alban Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti
Ndërroi jetë pasi lindi djalin, Gjykata e Apelit nis pas 7 vitesh
Dorjana Haka dhe Alban Hoxha

Gjykata e Apelit të Tiranës ka nisur shqyrtimi i dosjes për vdekjen e Dorjana Hakës, partneres së Alban Hoxhës, e cila ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi solli në jetë djalin e tyre.

Vdekja e 25-vjeçares tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa familje akuzonte mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë gjatë operacionit.

Nëna e Dorjana Hakës ka deklaruar sot se ka besim te organet e drejtësisë duke i bërë thirrje atyre të mos zvarritet më gjyqi.

“Shpresoj që gjyqi të mos zvarritet. Presim prej vitesh presim fjalën e drejtësisë”, tha nëna e saj.

Dy mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” janë të pandehur për vdekjen e ish bashkëshortes së Alban Hoxhës, e cila solli në jetë djalin, por humbi vetë jetën vetëm disa orë pas lindjes.

Dorjana Haka ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi kishte sjellë në jetë djalin përmes lindjes cezariane.

Të pandehurit në proces, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm” në lidhje me këtë rast.

Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, vdekja e 25-vjeçares ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe moskryerjes prej tyre të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit.

dorjana haka

Lini një Përgjigje