TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2025, 09:39

Shfrytëzonin vajza ukrainase për prostitucion, në kërkim dy tutoret e huaja

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzonin vajza ukrainase për prostitucion, në kërkim dy

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit. Dy tutore njëra nga Ukraina dhe tjetra nga Rusia janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion.

Sipas policisë, dy tutoret e shpallura në kërkim janë : Y. M., 35 vjeçe, banuese në Ukrainë; K. A., 31 vjeçe, banuese në Rusi.

Ato kishin marrë një apartament në lagjen “24 Maji” në Vlorë ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, ndërsa nën hetim janë vënë edhe dy ukrainaset që ushtronin prostitucionin.

“Këto shtetase dyshohen se përdornin një apartament në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera të huaja, ukrainase, të cilat, në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetaseve të shpallura në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje