
Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e së hënës në hyrje të qytetit të Gramshit, pranë fshatit Qerret. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një 50-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Ndërkohë dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete, njëra tip “Benz” dhe tjetra “Opel”.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidenti.
Lini një Përgjigje