TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2025, 08:11

Pastruan mbi 43 milionë dollarë para droge; kush është banda e Dritan Gjikës që u dënua nga Ekuadori

Shkruar nga Pamfleti

Pastruan mbi 43 milionë dollarë para droge; kush është banda

Një gjykatë ekuadoriane kundër korrupsionit dënoi me burg 8 persona dhe sanksionoi 3 kompani për rolin e tyre në një skemë të pastrimit të parave të lidhura me mafian shqiptare. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve “Reuters” që citon burime nga zyra e prokurorit në vendin e Andeve.

Të dënuarit ishin pjesë e një rrjeti që dërgonte drogë nga Ekuadori në Evropë duke përdorur kompani të regjistruara për të pastruar asete me vlerë 43.4 milionë dollarë, sipas zyrës së prokurorit.

Pastruan mbi 43 milionë dollarë para droge; kush është banda

Të 8 personat morën dënime me më shumë se 17 vjet burg, ndërsa 4 nga ata që u shpallën fajtorë u dënuan gjithashtu për akuzat e krimit të organizuar lidhur me mafian shqiptare. Në Spanjë, disa të dyshuar të tjerë në lidhje me këtë rast do të përballen me gjyqe të veçanta.

Prokurorët e Ekuadorit zbuluan se një shtetas shqiptar, i identifikuar si Dritan Gjika, drejtonte rrjetin kriminal, së bashku me një biznesmen argjentinas dhe një ekuadorian. Grupi u dënua për krijimin e disa kompanive për të fshehur para dhe pasuri të paligjshme të lidhura me trafikun e drogës.

Gjika është në kërkim nga autoritetet ekuadoriane dhe akuzohet për skema fiktive të pastrimit të parave, trafik droge, drejtim të organizatës kriminale dhe krime të tjera. Prokuroria kërkoi një dënim nga 10 deri në 13 vjet për 8 të pandehurit dhe që të tre kompanitë të bllokohen dhe pasuritë e tyre të konfiskohen. 

I padukshmi Gjika

Nëpërmjet lidhjeve të tij me disa nga biznesmenët kryesorë të Ekuadorit dhe zyrtarët e qeverisë, Gjika ndërtoi një rrjet që mbronte operacionet e tij nga ndjekja penale.

Kontakti i tij më i rëndësishëm, thonë autoritetet, ishte Tannya Varela, e cila ishte kreu i policisë së Ekuadorit midis marsit 2021 dhe janarit 2022, e cila është nën hetim nga prokurori i Ekuadorit për lidhje me Gjikën.

Ligjvënësit ekuadorianë pretendojnë se Varela filloi të punonte me Gjikën kur ajo u emërua në një aeroport në provincën e Guayas. Ajo supozohet se ka ndihmuar Gjikën duke vendosur oficerë policie të besuar në lokacione kyçe për të lehtësuar operacionet e tij të trafikut të drogës.

Për të siguruar kalimin e kokainës në Evropë, Gjika punoi me Mario Sánchez Rinaldi, një biznesmen italo-argjentinas me qendër në Costa del Sol të Spanjës. Rinaldi luajti një rol kyç në pastrimin parave të fituara nga organizat, sipas autoriteteve spanjolle dhe ekuadoriane. Së bashku, ata kishin kontroll nga fillimi në fund të çdo rrugë kokaine nga Kolumbia në Evropë. “InSight Crime” kontaktoi me avokatin e Rinaldit, por nuk mori përgjigje.

Plasaritjet e para

Ndërsa presioni i forcave të rendit mbi operacionet e tij të trafikut të drogës rritej, Gjika dukej se po përshtatej, duke ndryshuar metodat e kontrabandës kur ishte e nevojshme. Në vitin 2020, policia holandeze sekuestroi një ngarkesë prej 1.1 ton kokainë që dyshohet se i përkiste Gjikës. Si përgjigje, Gjika me sa duket kaloi nga përdorimi i kompanive të tij në përdorimin e një metode të njohur si “rip-on rip-off”, në të cilën hapen kontejnerët e transportit të palëve të treta jo-bashkëpunëtore me rrjetin dhe droga futet aty. Sapo kontejnerët mbërrijnë në portin e destinacionit, droga hiqet nga anëtarët e bandës, shpesh të ndihmuar nga punonjës të korruptuar të portit.

Njohuritë dhe kontaktet e Gjikës në sektorin e eksportit dyshohet se ishin kyçe në këtë tranzicion. Organizata e tij kishte akses në infrastrukturën portuale në Ekuador dhe të dhëna të privilegjuara të transportit detar, sipas policisë ekuadoriane dhe spanjolle.

Në një ditë të vetme në qershor 2021, Gjika dhe Cherres themeluan 8 kompani, shumica në sektorin e ndërtimit. Që atëherë, 6 prej tyre janë nën hetim për pastrim parash. Midis viteve 2015 dhe 2024, organizata ka pastruar të paktën 31 milionë dollarë përmes këtyre kompanive dhe të tjerave, sipas prokurorit publik të Ekuadorit.

Megjithatë, në mesin e vitit 2021, policia kundër narkotikëve e Ekuadorit nisi një hetim që identifikoi Gjikën si kreun e një skeme trafiku kokaine që përfshinte Cherres dhe biznesmenë të tjerë ekuadorianë.
Varela, në atë kohë shefe policie, duket se i ka shpëtuar Gjikën dhe Cherres nga ndjekja penale. Ajo i lëvizi hetuesit nga çështja në shtator 2021 dhe i ricaktoi në zona anembanë Ekuadorit. Çështja u mbyll muaj më vonë, në janar 2022, menjëherë pasi Varela u largua nga detyra nga presidenti i atëhershëm Lasso.

Në maj 2024, prokurorja publike e Ekuadorit, Diana Salazar zbuloi ekzistencën e një hetimi ndaj Varelës dhe dy gjeneralëve të tjerë të policisë për lëvizjet e personelit dhe lënien në mes të hetimit të veprave kriminale. Varela mohoi akuzat për lidhje të saj me strukturën kriminale në shkurt. “InSight Crime” nuk ishte në gjendje të kontaktonte me të.

Perandoria shkërmoqet

Gjika u vu nën një vëzhgim gjithnjë e më të madh në fillim të vitit 2023, kur një mori raportimesh mediatike përmendën emrin e tij për lidhje me një skemë korrupsioni të nivelit të lartë. Më 9 janar 2023, gazeta ekuadoriane “La Posta” publikoi detaje rreth një skeme ryshfeti të kryesuar nga Carrera dhe Cherres. Ndërkohë Lasso pohoi mbështetjen e tij për Carrera.

Më pas, më 13 shkurt 2023, “La Posta” publikoi të dhënat e zbuluara nga policia në hetimin e 2021-shit që lidhte Cherresin dhe më pas Carrera-n me Gjikën dhe rrjetin e tij të trafikut të drogës. Kjo nxori në pah rrjetin e operacioneve të Gjikës dhe çoi në rihapjen e hetimeve të policisë të mbyllura në janar 2022.
Dhe, më në fund, më 23 shkurt 2023, një grup ligjvënësish të udhëhequr nga gazetari dhe anëtari i atëhershëm i kongresit Fernando Villavicencio publikuan një raport me shumë detaje mbi lidhjet e Gjikës me trafikun e drogës. Raporti fliste gjerësisht mbi lidhjen e supozuara mes Varelës dhe Gjikës dhe pretendonte se Presidenti Lasso kishte dijeni për lidhjet mes Carrera, Cheres dhe trafikantit shqiptar të drogës që nga korriku 2021.

Zhurma publike e vuri Lasso nën një vëzhgim intensiv mbi aktivitetet e supozuara të kunatit të tij dhe përpjekjet e qeverisë së tij për t’i mbuluar ato. Hetimi për Carrera u rihap dhe lidhjet e mundshme me trafikantët shqiptarë të drogës u bënë një skandal politik që kulmoi me një proces shkarkimi ndaj Presidentit Lasso. Villavicencio u vra muaj më vonë gjatë fushatës së tij politike për presidencën.

dritan gjika ekuador

Lini një Përgjigje