
Pas Arjan Talhellarit, policia ka arrestuar sot edhe djalin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur më 29 prill në Ali Dem. Një përplasje me armë zjarri ndodhi në një zyrë elektorale në Tiranë, në zonën e Ali Demit.
I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas së bashku me babain e tij shtetasin A. T (i ndaluar me datë 18 Maj), dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në Ali Dem”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje