TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2025, 13:03

Kontrolle blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë

Shkruar nga Pamfleti

Kontrolle blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë
Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit. Raportohet se nga kontrollet janë kapur 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit, të futura ilegalisht.

Ky kontroll për sendet e paligjshme në ambientet e burgut, erdhi me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sipas informacioneve, 2 celularë janë gjetur në qeli, kurse të tjerët në ambientet e jashtme.

Aksioni i ditës së sotme u ndërmor me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose, në kuadër të luftës kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.

Lini një Përgjigje