
Katër persona janë arrestuar nga oficeri i Policisë Gjyqësore në Elbasanit, për shkak se pas përfundimit të një seance janë konfliktuar fizikisht.
Blutë njoftojnë se gjatë shoqërimit, ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Një çift bashkëshortësh, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar një person me inicialet B.K
“Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasit D. M., 46 vjeç, E. M., 64 vjeç, G. M., 47 dhe F. K., 43 vjeçe, si edhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. M., 56 vjeç dhe A. M., 56 vjeçe, pasi pas një seance Gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, me palë shtetasit B. K. dhe F. K. (bashkëshortë), këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin B. K., si edhe gjatë shoqerimi për në ambientet e Policisë, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë”, njofton policia.
Lini një Përgjigje