TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2024, 10:42

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe prostitucion, arrestohet 52-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe

Një 52-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge dhe prostitucion, është arrestuar nga policia në Velipojë.

Bëhet fjalë për Shpëtim Memollën, banues në Peqin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar me 8 vite e 8 muaj burg, në shtetin italian. Ndërkohë që pas arrestimit, policia bën me dije se po punon për ta ekstraduar 52-vjeçarin drejt Italisë.

“Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion” kapet në Velipojë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 52-vjeçari.

Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe Stacionin e Policisë Velipojë lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi shtetasin Shpëtim Memolla, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Apelit Laquila/Itali në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje