
Një sherr në familje mes djalit dhe babait ka çuar në përdorimin e thikave dhe plagosjen e të dyve.
Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë, ndërsa të përfshirë në konflikt ishin shtetasi Bashkim Plaka, 69 vjeç dhe djali i tij 39-vjeçar, Nari Plaka.
Ky i fundit është paraqitur fillimisht në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është shoqëruar për në spital edhe babai i tij me dëmtime në fytyrë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.
Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje