Publikohen pamjet nga aksidenti i ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit, ku një furgon doli nga rruga dhe u përmbys.
Nga aksidenti mbetën të lënduar 5 persona, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i furgonit me inicialet A.L 55 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Mjekja e urgjencës pranë qendrës shëndetësore në Klos, Denada Çupa tregon si paraqitet gjendja shëndetësore e të lënduarve.
Ajo tha se pasagjerja 55-vjeçare është në gjendje më të rëndë, pasi ka pësuar fraktura. 55-vjeçarja është transportuar te spitali Traumës në Tiranë, ndërsa 3 të lënduarit e tjerë që janë në gjendje sabël janë transportuar drejt spitalit Universitar të Tiranës.
“Gruaja 55-vjeçare është në gjendje më të rëndë, ajo u transferua te Trauma dhe tre pacientët e tjerë që ishin në gjendje më stabël pasi iu dha ndihma e parë u transferuan për ekzaminime me të hollësishme në spitalin Universitar të Tiranës”, tha mjekja për "Vizion Plus".
“Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje