TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2024, 16:47

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon Erzen Breçanin

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e Erzen Breçanit dhe Dedan Gjonit, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ish-zyrtari i policisë u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se SPAK dyshon që Erzen Breçani i investoi paratë e paligjshme që dyshohet se i kishte fituar i biri, në ndërtimin e HEC-eve.

Së paku kështu përmendet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme që thotë për Breçanin, se kishte dijeni të plotë mbi aktivitetin e paligjshëm të të birit Eralbi Breçani.

Si e dhënë e policisë përmendet aktiviteti tregtar i “HEC DRITA ENERGY” që sipas SPAK ka si administrator të riun, që vijon të jetë në kërkim.

Këto investime janë përftime të paligjshme nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke bërë të mundur shmangien nga raportimi ndaj institucioneve thuhet më tej.

Për SPAK Breçani iu ka dhënë informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanin që të shmangnin komunikimet dhe çdo lëvizje që mund të sillte arrestimin e tyre.

Dedan Gjoni dyshohet se ishte në dijeni të plotë të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe ka komunikuar intensivisht për të saktësuar vendndodhjen e vëllezërve Nela.

Lini një Përgjigje