TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2024, 15:27

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 persona
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit.

Mësohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit, ku furgoni i linjës Peshkopi-Tiranë ka dalë nga rruga.

Një nga të plagosurit po dërgohet drejt Spitalit të Traumës, ndërsa 4 të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë ne spitalin e Klosit.

Policia ndodhet në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave.

"Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje