
Lihen në burg dy të arrestuarit Mentor Çuni dhe Arjan Doçi për kokainën e kapur në Portin e Durrësit. Mentor Çuni pranoi para Gjykatës se ka patur dijeni se pakot që morën në Tiranë kishin kokainë. Pala mborjtëse e tyre kërkoi arrest në shtëpi ose garanci pasurore.
Koakina ishte fshehur në një furgon në pronësi të kompanisë 'Bledi Travel" e cila merret me transportimin e pakove për emigrantët në itinerarin Shqipëri - Itali - Angli. Nga operacioni u sekuestruan 7 kg e 30 gr kokainë, e ndarë në 7 pako të mbështjella me natriban.
Ndrësa policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim personin që do të priste kokainën në Angli, 37-vjeçarin Fatbardh Cuni vëllai i Mentorit.
Lini një Përgjigje